Integrimi/ Ambasadori Soreca mesazh politikës shqiptare: Reformat, e vetmja rrugë për të mbërritur në destinacion!

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, jep një mesazh të fortë sa i përket rrugës evropiane të Shqipërisë. Soreca shkruan në “Twitter” se angazhimi i BE për integrimin e Shqipërisë mbetet i palëkundur.

Ndër të tjera, kryediplomati iu bën thirrje autoriteteve shqiptare të vijojnë të përqendrohen në procesin e reformave, si e vetmja rrugë që do të çojmë Shqipërinë në destinacionin e saj.

“Angazhimi i BE për integrimin e Shqipërisë mbetet i palëkundur. BE do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë, për të sjellë popullin shqiptar në familjen, që i përket. Autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, e vetmja rrugë që do ta çojë Shqipërinë drejt destinacionit të saj. Jo për BE, por për Shqipërinë dhe për të gjithë qytetarët e saj, për përparimin e vendit drejt standardeve më të larta sa i përket demokracisë dhe ligjit”, shkruan kryediplomati i BE./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne