Intelektualet e religjioneve te Shqiperise perballe demokracise se deformuar

Problemet e Demorkacisë në Shqipëri janë vënë në dukje nga shumë njerëz përfshirë njerëz të thjeshtë, njerëz të ditur, nga të gjitha shtresat, madje dhe handikapatët fizikë dhe mentalë.. Por në përgjithsi  jeta në Demokracinë shqiptare dhe tranzicioni i zgjatur pas ndryshimit të sistemit shihet si `gurin që  budallai hedh në Pus dhe mblidhen të mënçurit për ta nxjerrë e nuk e nxjerrin dot`.

Duhej që Shqipërinë ta drejtonin teknokratët dhe meritokratët nëpërmjet hierarkisë profesionale por për këto vite nuk po ndodh kështu.

Politika shqiptare ka grumbulluar rreth vetës një pjesë të inteligjences ër të drejtuar vëndin gjatë gjithë këtyre pas shëmbjes së sistemit totalitar, por shihet se fluksi i intelektualëve me përvojën dhe eksperiencën përkatëse ka ardhur duke u pakësuar dhe vërehet një anomali e cila po vazhdon të dëmtojë rëndë që nga themelet jo vetëm rregulin dhe rendin në Shqipëri por edhe ekonominë. Më e prekura dhe në heshtje mbetet Shoqëria shqiptare e cila dalngadalë po degjeneron edhe ajo drejt  amoralitetit dhe imoralitetit, drejt kriminalitetit dhe në ërgjithësi drejt atyre fenomeneve negative që bart Kapitalizmi  në çdoo aspect në botën perëndimore.

Dihet se pas rënies së sistemit komunist, kryesisht për shkak të dështimit ekonomik, ky dështim ekonomik u shoqërua me një zhgënjim të thellë moral e psikologjik duke shkaktuar të ashtuquajturin boshllëk shpirtëror, të cilin u munduan ta mbushin në vëndet perëndimore me elementët pozitivë të shoqërive socialiste si arsimimi, emancipimi femëror, sindikalizmi, madje dhe idetë e Maos `le të lulëzojnë 100 lule dhe 100 gjëmba`, pra një variabilitet social dhe ekonomik.

Por ndodhi një fenomen tjetër në vëndet arabe dhe në ato të botës së tretë ku shoqëritë nuk ishin të emancipuara, – radikalizmi fetar  si një element për të kundërshtuar botën perëdimore qoftë për shkak të Kompleksit të inferioritetit, qoftë për shkak dëshirës për të përhapur islamin dhe rregjimin sharia si një mënyrë për të kundërshtuar degjenerimin perëndimor (sipas tyre) me dy mënyra: luftë radikaliste fetare (pseudo-fetare në fakt) dhe nëpërmjet demografisë- pra rritjes së popullsisë myslimane (të cilat po të shohësh statistikat gjatë 80viteve të fundit ka një rritje aspak të natyrshme).

Këto aspekte në vëndet me popullatë islamike zëvëndësua në një farë mënyre dualitetin Komunzëm-kapitalizëm, duke nxjerrë në pah luftën e vjetër fetare Kristianizëm,  e cila sot ka marrë formën jo   të luftës së klasave po të luftës fetare, jo të luftës për krijimin e njeriut të ri por të një  luftë të civilizimeve. Pa u zgjatur në këto problem dihet se përpraalsja e civilizimeve do të përfundojë në favor të Botës Perëndimore, duke i rifutur pas disa vitesh këto shoqëri-shtete  fetare  në një cikël të ri të përshtapjes me perëndimin.

Në Shqipëri Politika shqiptare përbëhet nga intelektualë ateistë, dhe pak ose aspak intelektualë fetarë, madje në politikën shqiptarë siç e kam hënë dhe në shkrimet e tjera, në politikën shqiptare, për shkak të largimit masiv të shqiptarëve nga vëndi (sepse ndryshimi i sistemit zhduku vëndet e punës), hynë gradualisht  militantë dhe pseudo-intelektualë, madje zunë vënde të rëndësishme në pushtetin lokal dhe qëndror njerëz të ardhur nga rrethe të vogla (megjithë respektin për popullin e rretheve të vogla), të cilët erdhën për të gjetur punë por përfunduan në drejtim.

Sigurisht kjo pati pasoja të rënda sepse këta njerëz u ftuan për të mos kundërshtuar shefat në rast vendimesh anti-ligjore, por dhe për tu pasuruar në mënyrë gjitahshtu anti-ligjore. Kjo ka shkaktuar ato që thamë më sipër: shpërbërjen e teknokracisë e meritokracisë si dhe të hierarkisë profesionale-elementë të domosdoshëm për një shtet normal.

Shoqëria civile aq e rekomanduar, është bërë pjesë servile e pushtetit jo normal në këto vite të Demokracisë duke luajtur fare pak ose aspak rol në rregullimin e gjëndjes.

Shumë kush mund të pyesë , po mirë mo , kush mund të quhet intelektual sepse me këtë nocion lozin të tërë. Sigurisht sipas R.R. Reno, ` Një intelektual nuk është i tillë sepse ai është laik apo fetar, por sepse ai ka diçka inteligjente për të thënë gjë që e bën diferencën në, si  ne mendojmë dhe veprojmë. Duke hyrë në `lojë`,është e domosdoshme që ne të zhvillojmë `muskujt tanë mendorë`  në një formë siç duhet të zakoneve tona intelektuale në pajtim me çështjet tona ditore. Ne nuk mund të mësojmë not po nuk u futëm në ujë“.

Në aspektin intelektual luan rol të rëndësishëm arsimimi i lartë dhe Kultura, dhe përsa i përket drejtimit, luan rol përkushtimi në punë dhe eksperiença në punë.

ii

Sidoqoftë në Shqipëri egzistojnë dhe grupe intelektualësh të pa dëmtuar nga proceset negative të kapitalizmit , të cilët e shohin me keqardhje dhe të zhgënjyer tranzicionin e zgjatur, kriminalitetin, drogën, amoralitetin dhe imoralitetin , divorcet, prostitucionin, emigracionin e detyruar dh keq-qeverisjen që po ndodh në Shqipëri.

Këta janë intelektualët e përmbajtur dhe të heshtur, apo më saktë të kujdeshëm që respektojnë ligjet, respektojnë fenë e tyre përkatëse dhe punojnë me pëkushtim aty ku janë qoftë në punë të shtetit oftë në privat, por gjithmonë asnjëherë në drejtim. Po kështu ka dhe intelektualë ateistë të tillë që të paktën nuk janë infektuar nga kalbësira morale që pjell ky sistem.

Po a mund të jenë këta intelektualë pjesë të shoqërisë civile dhe a mundet këta të marrin pjesë në drejtimin e shtetit dhe të pushtetit local dheegzekutiv? Sigurisht .

Shoqëria civile është një… `agregat  organizatave dhe institucioneve jo-qeveritare, që manifestojnë interesat dhe dëshirat e qytetarëve, e cila quhet ndryshe dhe sektori i tretë i shoqërisë në dallim nga qeverisja dhe bizneset; në disa raste shoqëria civile pasqyron gjithashtu elementë të tjerë si liria e fjalës, gjyqësorin e pavarur, etj, të cilat plotësojnë shoqërinë demokratike. Sipas  Aristotelit termi `civil` i korespondon –komunitetit apo më mirë qyteteve-shtet të Greisë së atëhershme  të ndarë në norma dhe etnos. Fundi i Shoqërisë civile, sipas Aristotelit do të ishte- mirëqënia e zakonshme, ndërsa njeriu përcaktohej si `kafshë sociale`.

Lidhjet midis Shoqërisë civile dhe shoqërisë demokratike politikë-bërëse i kanë rrënjët tek shkrimet liberale të Alexis de Tocqueville, por edhe tek Gabriel Almond dhe Sidney Verba,. Sipas Jai Sen , Shoqëria Civile është një Projekt neo-kolonial i nxitur nga Elitat Globale për qëllimet tyre.

Sot Shoqëria Civile paraqitet si një ideologji neo-liberale që legjitimizon sulmet

anti-demokratike të Elitave Ekonomike mbi institucionet e Mirëqënies, nëprmjet zhvillimit të sektorit të tretë si zëvëndëues të këtyre institucioneve https://en.ëikipedia.org/ëiki/Civil_society#Etymology.

Intelektualët Religjiozë në fakt nuk përfshihen në Shoqërinë , por kanë elementë të lirisë së fjalës, të gjyqësorit të pavarur, por kanë veçori sepse nuk janë nën presionin e Elitave Ekonomiko-Politike, pra janë pjesa më e mirë e mundëshme e intelektualëve në këtë sistem të komplikuar kapitalist ku Zot është Paraja; Kurse për intelektualët Religjiozë, Zot mbetet Perëndia, dhe kjo veçori, është goxha dallim.

iii

Të parë në këtë prizëm, ky grup intelektualësh të Religjioneve kryesore në Shqipëri, po ta shohim në vazhdën historike kanë luajtur në momente të caktuara një rol të madh që në njohjen e Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që në njohjen e Historisë së Shqipërisë,  dhe ashtu kanë spikatur në Profesione të ndryshme  në ato letrare, historike, inxhinjerike, shkenca humae, mjekësi, e sociale, etj emrat e të cilëve nuk do ti përmënd se njihen.

Në një vënd kanë spikatur për keq inteligjenca (por jo intelektualët e Religjioneve): në drejtimin e vëndit pra në atë politike, dhe kjo ka ardhur pikërisht për shak se në politikë nuk janë përfshirë personat e duhur.

Sa herë që intelektualët e Religjioneve  shqiptare janë bërë së bashku, aq herë ka daë produkt i mirë për Shqipërinë dhe këtu mund të përmënd rastin e përpjekjeve për të realizuar shkrimin shqip me shkronja latinë në Kongresin e Manastirit, Bërjen e Hymit Kombëtar, formimi  Shoqatave për pavarësinë e Shqipërisë, Deklarata e firmour për Pavarësinë më 1912, Krijmi i Kishës Autoqefale Orthodokse të Shqipërisë, dhe të Komunitetit autoqefal Mysliman, pjesmarrja në 1919 në Lidhjen e Kombeve për  ndalimin e copëtimiit të trojeve të Shqipërisë, Kongresi i Lushnjës ku u vendos Kryeqyteti Shqiptar,pjesmarrja në luftën nacional-çlirimtare. Pranimi me vetëdije i Kushtetutës qoftë atë të Zogut qoftë atë të diktatuës, qoftë Kushtetutën në Kohën e Demokracisë  – se Shqipëria është shtet laik.

Kontributi i intelektualëve Religjiozë është shumë më i madh se sa këto që përmënda shkurtimisht, por në se këta intelektualë më parimet dhe normat morale të tyre, me përkushtimin e tyre në punë, me dëshirën e tyre për të ruajtur moralitetin dhe traditat e jashtazakonshme të të tre komunitetev pe për ruajtjen e familjes,adhurimit të Zotit, respektimin e ligjit dhe të shtetit- do të përfshiheshin edhe në drejtimin Legjislativ, egzekutiv qëndror dhe local, Shqipëria nuk do të vuante këto  deformime të Demokracisë,, shkeljet e ligjt, korrusioni, kriminalitetin dhe imoraltitetin social dhe shtetëror.

Le të shpresojmë që krahas ndihmës së pakursyer të BE dhe SHBA, përpjekjeve të politikës së sotme për të dalë nga bataku , të përfshihet në këto përpjekje edhe pjesa e intelektualëve Religjiozë të Shqipërisë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne