Shtypi izraelit ka vazhduar të përcjell tensionet në marrëdhëniet izraelito-turke pas deklaratave të fundit të kryetarit turk Rexhep Tajib Erdoganit kundër politikës izraelite ndaj kompleksit Al-Aksa dhe ligjit për ndalimin e ezanit. Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth transmeton fjalët e Eli Shakedit, ish konsullit izraelit në Turqi, se kërkohet nga Tel Avivi të mos përfshihet në krizën në marrëdhëniet me Ankaranë pas deklaratave të Erdoganit. Shaked shtoi se Erdogani po vazhdon kohë pas kohe të jep “deklarata impulsive” të veta. Me sulmet verbale kundër Izraelit kryetari turk po përpiqet të fitojë simpatinë në botën myslimane, para se gjithash në opinionin publik turk, thekso ai.
Konsideron se Izraeli ka të drejtë të jetë i shqetësuar për shkak të deklaratave të Erdoganit, por duhet pas kujdes që të mos përfshihet në çfarëdo lloj konflikti me Turqinë, dhe duhet të punojë që situata në të vërtetë të qetësohet” Ne jemi shumë racional në këtë”, ka deklaruar Shakedi.
Njashtu konsideron se thirrja izraelite ambasadori turk që të jep sqarime paraqet hapin e mjaftueshëm diplomatik të ministrisë së punëve të jashtme.”Megjithatë”, ka thënë Shaked” nuk besoj se Erdogani do të ndryshojë dhe të jetë përkrahës i sionizmit, por kjo nuk do të thotë se Izraeli të shkel rregullat e lojës me këtë shtet.” Ka tërhequr vërejtjen se Izraeli ka interesa të fuqishme me Turqinë dhe ne mendojmë në këto interesa afatgjate në nivel strategjik, e jo në atë se çfarë do të mund të ndodh nesër apo javën tjetër, e kjo kërkon prej nesh që të mos shpallim luftë Turqisë për shkak të deklaratave të Erdoganit”.
Orientalisti izraelit Eyal Zisser në shkrimin e tij në gazetën Israel Hajom thotë se pas periudhës së gjatë të paqes në mes Tel Avivit dhe Ankarasë po mundohen të”ringjallin marrëdhëniet e tyre në fushën e e ekonomisë dhe turizmit, ndërsa deklarata impulsive të Erdoganit nuk e kanë befasuar sjellësit e vendimeve”, në Izrael.
Ai shtoi s enga koha nënshkrimit të marrëveshjes për pajtim në mes dy shteteve në qershor të vitit 2016, Erdogani po vazhdon përkushtimin ndaj interesave palestineze dhe antipati kundrejt Izraelit.
Ky diplomat izraelit konsideron se ngjarjet gjatë ditëve të fundit”vetëm konsiderojnë Izraelit se Erdogani nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë dhe kohë pas kohe do të vazhdojë të hedh deklaratat kundër Izraelit”. Në fund konkludon se vala aktuale e tensioneve do të qetësohet” por gjersa të jetë Erdogani kryetari i Turqisë, marrëdhëniet izraelito-turke herë pas here do të përfshihen nga vale të tilla”.
Burimi : Al Jazeera/ ML