Interesim i jashtëzakonshëm për derbin e kryeqytetit, “avullojnë” biletat, polica me masa ekstra

Derbi i tretë sezonal, ndërmjet Tiranës dhe Partizanit, pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese. Interesimi për të parë live ndeshjen më të rëndësishme të futbollit shqiptar është shumë i madh. 48 orë pas daljes së biletave në treg, burime nga klubi bardheblu bëjnë me dije për “BalkanWeb” se deri në mesditë janë shituar 14 mijë bileta.

Bileta

Me këto ritme, deri ditën e premte, kur është në program ku takim, pritet që të gjithë biletat të jenë shitur. “Air Albania”, një stadium me një kapacitet prej 21 mijë tifozësh, pritet të vendos një rekord të ri për numrin e tifozëve të pranishëm. Kujtojmë që në derbin e dytë sezonal, i pari në stadiumin e ri, ishin të pranishëm 19,400 tifozë.

Bileta2

Klubi i Tiranës, si organizator i këtij takimi, pritet të arkëtoj një shifër rekord të ardhurash. Interesimi i madh nga ana e tifozëve ka bërë që dhe Policia e Shtetit të shtoj masat për këtë takim, ku ndër të tjera kërkon që tifozët të jenë të pranishëm me karta identiteti, një vendim që nuk është pritur mirë nga grupimet ultras të dy klubeve.
/BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne