Interesim i njëanshëm i Vëllazërisë Myslimane tek sistemi saudit

Ndoshta një prej shkaqeve të sulmit të pashoq të Arabisë Saudite dhe Emirateve dhe i vendeve të tjera të varura prej tyre ndaj Katarit është lidhja e këtij vendi me lëvizjen Vëllazëria Myslimane në Egjipt.

Agjencia arabe 21 e lajmeve, citon z. Auab Mesri të ketë shkruar se disa mendojnë se shkaqet e kontradiktave të krijuara mes Arabisë Saudite dhe Emirateve me Katarin nuk janë ato shkaqe të deklaruara sepse sekreti qëndron se ata për të sulmuar Katarin kanë përdorur si mjet Vëllazërinë Myslimane. Ndoshta marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Vëllazërisë Myslimane dhe të kësaj lëvizjeje me vendet e tjera të Gjirit Persik nuk ka qenë të mira, mirëpo ato asnjë nuk janë kthyer në një armiqësi kaq të hapur. Ajo çka sot po ndodh është se marrëdhëniet mes lëvizjes Vëllazëria Myslimane dhe Arabisë Saudite, po kalojnë fazën më të vështirë. Nuk mund të bëhet një përshkrim i saktë mbi lidhjet historike të lëvizjes në fjalë me Arabinë Saudite. Pothuajse të gjithë sheikët e Arabisë Saudite kanë mbajtur të njëjtin qëndrim dhe politikë kundrejt lëvizjes Vëllazëria Myslimane. Periudha e kaluar e mbretit Fejsal Bin Abdul’aziz, ka qenë periudha e artë për Vëllazërinë Myslimane sepse ai e ka mbështetur këtë lëvizje. Shumë prej anëtarëve të kësaj lëvizjeje janë pranuar nëpër universitete dhe shkolla dhe disa prej tyre në ceremoni të rëndësishme.

Edhe mbretërit e mëparshëm të Arabisë Saudite kanë pasur të njëjtin qëndrim mbi Vëllazërinë Myslimane, mirëpo situata ndryshoi gjatë periudhës së Pranverës Arabe. Sistemi i Arabisë Saudite, revolucionin e konsideron kërcënim për veten dhe ai u kthye në mbulesë e grushtit ushtarak të shtetit në Egjipt që shkaktoi vrasjen e qindra personave në Kajro. Kjo mburojë u mundua shumë për të eliminuar Vëllazërinë Myslimane nga pushteti në Tunizi, Libi, Jemen dhe Siri. Mirëpo Vëllazëria Myslimane nuk hoqi dorë nga dërgimi i mesazheve falënderuese për pushtetarët sauditë. Këtyre mesazheve, Arabia Saudite në vitin 2013 iu përgjigj duke e futur lëvizjen Vëllazëria Myslimane në listën e grupeve terroriste. Megjithatë Vëllazëria Myslimane u mundua të mos e tradhtonte Arabinë Saudite duke e konsideruar këtë vend si burim të Islamit dhe është munduar ta bindte vetveten se kjo që po ndodhte ishte e përkohshme. Në kohën kur në pushtet erdhi mbretin Selman Bin Abdul’aziz, lëvizja Vëllazëria Myslimane fitoi shpresa të reja. Mbreti Selman morri vendime të cilat ulën disi verdiktet e lëshuara nga mbreti i mëparshëm.

Mirëpo nuk kaloi shumë dhe u bë e qartë se Vëllazëria Myslimane nuk duhet të jetë optimiste. Ekziston pyetja se cili është shkaku i armiqësisë së madhe të Arabisë Saudite ndaj Vëllazërisë Myslimane. Çfarë krimi ka bërë kjo lëvizje kundër sistemit saudit. Çfarë e ka detyruar Arabinë Saudite që me gjithë ekonominë e rënduar, ajo të shpenzojë me qindra miliona dollarë për të bllokuar dhe arrestuar anëtarët e lëvizjes Vëllazëria Myslimane?/ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne