Bota

Interpoli anulon urdhër arrestin për predikuesin e famshëm mysliman Zakir Naik

Në një moment të veshtirë për agjencitë e inteligjencës indiane, zëdhënësi i predikuesit të njohur mysliman dr Zakir Naik, tha se Interpoli ka anuluar njoftimin e urdhër arrestit për dr Zakir Naik. Në një deklaratë zëdhënësi i Naik tha: “Interpoli ka anuluar njoftimin e urdhër arrestit për dr Naik dhe ka urdhëruar zyrat në të gjithë botën që ti fshijnë të gjitha të dhënat nga dosjet e tyre lidhur me predikuesin, duke cituar edhe panshmërinë politike dhe fetare ndër arsyet e tjera”.

Zëdhënësi më tej shtoi se kërkesa e Agjencisë Kombëtare të Hetimit për urdher arrestin kundër Zakir Naikut nuk u pranua nga Interpoli pasi fletë ankesa nuk ishte depozituar në momentin kur kërkesa i ishte dorëzuar selisë së Interpolit.

Vitin e kaluar në nëntor, qeveria indiane ndaloi për pesë vjet aktivitetin e dr Zakir Naik dhe organizatës së tij, Fondacioni Islamik për Hulumtime (IRF), pasi e shpalli atë organizatë” të paligjshme”.

Ndërsa muajin e kaluar, ministria e Punëve të Jashtme tha se procesi ligjor i Indisë për ekstradimin nga Malajzia i Zakir Naikut, i akuzuar nga NIA për radikalizimin e të rinjve, është “afër përfundimit” dhe së shpejti do të dërgohet një kërkesë zyrtare. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MEA) Raveesh Kumar tha gjithashtu se procesi ishte duke u zhvilluar më tej lidhur në këtë rast./indianexpress/ Gazeta Impakt

OPINIONE