“Intimidojnë zgjedhësit”, kandidati i opozitës denoncoi për persona të paautorizuar pranë QV-së, reagon Policia: Çfarë konstatuam në terren

Policia ka reaguar pas akuzave të kandidatit të mbështetur nga opozita për Bashkinë e Cërrikut, Eligert Himas për intimidim të qytetarëve në qendrën e votimit tek gjimnazi “Tomorr Sinani”.

Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan:

Në lidhje me pretendimet e njërit prej kandidatëve për zgjedhjet vendore, se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut ndodheshin persona që po intimidonin qytetarët, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga verifikimet e kryera, nuk janë konstatuar shtetas në afërsi, apo pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut. Gjithashtu, nuk ka patur persona të paautorizuar të grumbulluar jashtë Qendrave të Votimit dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet plotësisht e angazhuar për të garantuar rendin, qetësinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe për të verifikuar me përgjegjësi çdo njoftim apo denoncim që mund të lidhet me këtë proces./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne