Investim i ri turk, pritet të hapen 500 vende pune

Kryeministri Zoran Zaev, zëvendës kryeministri Koço Angjushev dhe ministra të Qeverisë nga sfera e financave dhe investimeve të huaja, morën pjesë në fillimin e punimeve të investimit më të ri kapital në zonën e lirë ekonomike Shkup 2. Kompania turke për prodhimin e kabllove dhe pajisjeve elektrike, “Murat Tixharet”, do të investojë 7 milionë euro në ndërtimin e objektit të tyre në Shkup, ndërsa me punë pritet të fillojë nga fillimi i vitit të ardhshëm. Në këtë fabrikë fillimisht do të punësohen 300 persona, ndërda brenda pesë viteve pritet që numri i të punësuarve të arrijë deri në 500. Zyrtarë të Qeverisë thanë se me fillimin e proceseve integruese, është rritur dukshëm interesimi i kompanive të huaja për investim në Maqedoni, ndërsa një pjesë dominante në këtë proces zënë kompanitë nga Turqia. Investimet e huaja pritet që të ndikojnë edhe në rritjen e standardit jetësor dhe pagës mesatare në vend.

 

Shahan Murat Gora, drejtor i “Murat Tixharet”

“Kjo fabrikë për të cilën do ta vendosim gurëthemelin sot, për ne do të paraqet një pikë të rëndësishme për tregun evropian. Planifikojmë që nga fillimi i vitit 2019 në mënyrë intensive të fillojmë me prodhimtari në fabrikën tonë të re dhe gjatë pesë vietëve të ardhshme të bëjmë punësimin e gjithsej 500 personave”

Koço Angjushev, zv kryeministër

“Është kompani e themeluar në vitin 1969 me mbi 2000 të punësuar, e cila funksionon në më shumë shtete dhe kontinente, ndërsa sot jemi falemenderues që do të fillojë edhe në Maqedoni. Kanë mbi 2000 të punësuar, ndërsa në Maqedoni do të fillojnë me 300 të punësuar në fazën e parë dhe investim prej 7 milion; euro, me ambicje që numri i të punësuarve të arrijë deri në 500. Ajo që dua të theksoj është se ky është investimi  4-të nga Turqia në Maqedoni në zonat e lira ekonomike, ndërsa shifrat janë shpresdhënëse. 400 milionë euro është shkëmbimi mes Turqisë dhe Maqedonisë në vitin 2017, ndërsa në 5 muajt e parë të vitit 2018 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017 shënon rritje për 12 për qind”./ shenja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne