Investimet turke kurojnë plagët e banorëve të qytetit sirian të Afrinit

Republika e Turqisë ka bërë investime të ndryshme për sirianët e kthyer në Afrin, qytet i çliruar nga pushtimi i organizatave terroriste me anë të operacionit të filluar më 20 janar 2018 nga Forcat e Armatosura Turke, të mbështetura nga Ushtria Kombëtare Siriane.

Në kuadër të projekteve për të rivënë në funksion edhe përmirësuar infrastrukturën sociale e shëndetësore, e cila qe dëmtuar seriozisht nga organizata terroriste YPG/PKK, në zonë janë ndërtuar shumë objekte të reja dhe janë bërë ndihma të vazhdueshme në ushqime e veshmbathje për banorët e Afrinit.

Krahas sektorit publik, ndihma të shumta në këtë zonë për rimëkëmbjen e Afrinit të pastruar nga prania terroriste dhe plotësimin e nevojave bazë të sirianëve që banojnë atje, kanë dërguar gjithashtu organizatat e shoqërisë civile turke.

Në Spitalin e Afrinit, kushtet fizike dhe teknologjike të së cilit janë përmirësuar dukshëm me anë të ndihmave turke, pas operacionit (Dega e Ullirit) kanë kaluar nga kontrolli shëndetësor, janë ekzaminuar dhe diagnostikuar rreth 30 mijë njerëz.

Deri më sot në këtë spital, personeli mjekësor i të cilit formohet nga rreth 80 veta, kanë ardhur në jetë 69 fëmijë.

Po ashtu në Spitalin e Afrinit, ku ofrohen ilaçe falas për pacientët, ka nisur puna për rritjen e kapacitetit të shtretërve në 100, nga 60 që është aktualisht./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne