Investimi prej 100 miliardë dollarësh i Arabisë Saudite në Irak

Arabia Saudite do të shpenzojë më shumë se 100 miliardë dollarë për investime në Irak dhe do të rindërtojë qytetet sunite si Falluxhah, Ramadi, Tikrit dhe Mosul.

Sipas agjencisë së lajmeve Parstoday, Jeni Shafagh ka shkruar në një artikull se Arabia Saudite përmes këtij veprimi është përpjekur të eliminojë ndikimin e Iranit në Irak dhe kthimin e saj në botën arabe. Gjatë gjashtë muajve të fundit, zyrtarë të lartë nga Arabia Saudite dhe Iraku janë takuar dhe ka përpjekje të vazhdueshme për të punuar së bashku dhe për të arritur një aleancë të re. Sipas The Guardian, Arabia Saudite është zotuar të rindërtojë qytetet e dëmtuara nga pushtimi i Irakut nga Shtetet e Bashkuara, si dhe ISIS dhe premtoi të rivendosë mbështetjen e saj për botën arabe. Natyrisht, Arabia Saudite dhe Iraku nuk kanë qenë bashkëpunuese për më shumë se 27 vjet dhe Arabia Saudite po kërkon shpejt që të zgjerojë lidhjet në mënyrë që në qytetin e shenjtë të Irakut, Naxhaf, të kërkojë të ngrejë një konsullatë për të pasur një prani të madhe edhe në vendet me shumisë shiite. Sipas zyrtarëve irakianë, kjo konsullatë do të ngrihet së shpejti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne