Investitorët turq në vend të parë sa i përket punësimeve në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, tha se Turqia luan një rol mjaft të rëndësishëm për Kosovën dhe se është një ndër partnerët kryesor të Kosovës. Lluka theksoi se për nga Investimet e Huaja Direkte, Turqia është një ndër tri vendet e para në Kosovë, por nëse shikohet në kuadër të punësimeve që ka siguruar si dhe sektorëve ku shërben, ajo zë vendin e parë.

Edhe kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız, bëri të ditur se Turqia përmes investimeve të huaja direkte ka siguruar rreth 10 mijë vende të reja pune, ndërsa së bashku me anëtarët e Odës Tregtare Kosovaro Turke, ky numër është rritur në 20 mijë.

Ndërsa Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar tha se marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve do të forcoheshin më tej vetëm përmes unitetit dhe solidaritetit. “Edhe ne si politikanë mund të përmirësojmë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë” theksoi Yagcilar i cili tha se të dyja vendet do të jenë në gjendje të arrijnë më lehtë objektivat e synuara falë marrëdhënieve të mira politike, ekonomike, tregtare dhe miqësore.
Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë Çağrı Sakar, shprehu kënaqësi ndaj bashkëpunimeve të Odës Tregtare Kosovaro Turke me institucionet kosovare, dhe institucionet turke sic është Bordi i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë (DEIK). Sakar, po ashtu bëri të ditur se Turqia do të vazhdoj luftën ndaj organizatës terroriste FETO dhe falënderoi institucionet Kosovare për mbështetjen e tyre në këtë drejtim.
Zëvendës Kryeministrja e Punëve të Jashtme Rejhan Vuniqi tha se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe theksoi këto marrëdhënie kanë një bazë historike.

Do të realizohet një program pune në Turqi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka tha se është vlerësuar si i dobishëm realizimi i një Programi Pune në Turqi, I cili do të ketë për qëllim promovimin e investımeve në sektorin e energjisë, minierave dhe teknologjinë e informacionit.
Ndërsa Ambasadori i Republikës së Turqisë Çagri Sakar, përmendi aktivizimin e mekanizmave të Komisionit të Përbashkët Ekonomik midis dy vendeve dhe bëri të ditur se kryetare e këtij komisioni të Përbashkët nga ana turke do të jetë Ministrja e Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zumrut Selçuk dhe se janë në pritje që edhe pala kosovare të përcaktojë kryetarin e këtij komisioni./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne