Irak – Allawi, thirrje për “konferencës e sigurisë rajonale” me Turqinë dhe Iranin

Zëvendëspresidenti i Irakut, Ayad Allawi, bëri thirrje të mërkurën për organizimin e “konferencës së sigurisë rajonale” me pjesëmarrjen edhe të Turqisë e Iranit.

Siç bën të ditur zyra e zv/presidentit irakian përmes një komunikate me shkrim, Allawi ka realizuar një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Bagdad, Frank Baker, të cilit i ka shprehur propozimin e tij për të mbajtur një konferencë, ku të trajtohet në detaje siguria rajonale, duke përfshirë si palë në të edhe Turqinë me Iranin.

“Apeli dhe propozimi ynë për konferencë synon trajtimin dhe vlerësimin e të gjitha çështjeve të mbetura pezull, si dhe zgjidhjet e nevojshme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, thuhet në komunikatën e zv/presidentit të Irakut.

Allawi është shprehur po ashtu gjatë takimit me ambasadorin britanik se Iraku nuk duhet të përvetësojë një politikë boshtore për sigurinë dhe stabilitetin e tij, ndërsa ka tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e përgatitjes së atmosferës së përshtatshme në Irak për të mbajtur në transparencë të plotë zgjedhjet e planifikuar vitin e ardhshëm./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne