Bota

Irak – DAESH sulmon me mortaja nënprefekturën Dakuk të Kirkukut

Si pasojë e sulmit me mortaja ndaj një fushe të futbollit të ndërmarrë nga organizata terroriste DAESH në nënprefekturën Dakuk të Kirkukut të Irakut, janë vrarë 5 dhe u plagosën 6 persona të tjerë.

Zëdhënësi i policisë së Kirkukut, Afsaryav Kamil deklaroi se terroristët në sulmin me mortaja kishin në objektiv forcat Hashdi Shabi, të cilët po trajnonin në një fushë futbolli në fshatin Zeynelabidin të rrethit Dakuk të Kirkukut.

Zëdhënësi deklaroi se në këtë sulm janë vrarë 5, ndërsa u plagosën 6 persona të tjerë.

Kamil theksoi se mortajat u qëlluan nga anëtarët e organizatës terroriste DAESH që ndodhen në drejtimin të jugperëndimit të fshatit, ndërsa shtoi se terroristët u përpoqën të hyjnë në fshat me një sulm me mortaja, por u ndaluan nga forcat federale të Irakut në rajon./trt

OPINIONE