Irak, ISIS ther 17 muslimanë dhe përdor armë kimike

Pjesëtarët e grupit terrorist-takfirist ISIS, ditën e dielë kanë ekzekutuar me prerje të kokës 17 civilë në rajonin Havixha në perëndim të qytetit Kirkuk në veri të Irakut.

Këta civilë u ekzekutuan në një shesh publik pasi u akuzuan se kanë ndihmuar civilët të largohen nga zonat e kontrolluara nga ISIS. Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti informativ Al Sumariya News, i cili shton se në shumë raste terroristët e ISIS kanë kryer ekzekutime të tilla në Havixha me të njëjtat pretekste. Deri tani, mbi 150 mijë civilë irakianë janë larguar nga zonat e kontrolluara nga ISIS në rajonin Havixha dhe janë shpërngulur në Kirkuk. Nga ana tjetër, zëdhënësi i ushtrisë irakiane, gjeneral Jahja Resul bëri të ditur se grupi terrorist ISIS, ditën e dielë ka përdorur një gaz të panjohur kundër forcave irakiane në perëndim të Mosulit duke shkaktuar plagosjen e 6 ushtarëve irakianë. Ai shtoi se po zhvillohen hetime mbi llojin e lëndës kimike të përdorur nga terroristët e ISIS. Pas këtij sulmi, forcave irakiane në perëndim të Mosulit u janë shpërndarë maska anti-gaz./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne