Irak, sulm ndaj xhamisë gjatë namazit të teravisë

Tre presona janë plagosur kur persona të panjohur gjatë namazit të teravisë hodhën një granatë dore në një xhami në qytetin Sulejmanie, e cila është nën kontrollin e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit (KRG), në verilindje të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Reza Abdullah, punonjës në xhaminë Beheshet, për AA ka thënë se sulmi ka ndodhur kur besimtarët ishin duke falur namazin e teravisë.

“Tre persona u plagosën kur persona të panjohur hodhën një granatë dore në oborrin e xhamisë”, tha Abdullah.

Ai shtoi se personat e plagosur menjëherë u dërguan në spitalin e afërt. Policia ka marrë masat e nevojshme për gjetjen dhe kapjen e sulmuesve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne