Iraku njofton çlirimin e Mosulit nga Daeshi

Kryeministri irakien Haider al-Abadi shpalli fitoren në qytetin e çliruar të Mosulit, tha zyra e tij të dielën, pas një beteje rraskapitëse gati nëntë mujore kundër grupit terrorist Daesh.

“Komandanti i forcave të armatosura (Kryeministri) Haider al-Abadi mbërriti në qytetin e çliruar të Mosulit dhe uroi luftëtarët heroikë dhe popullin irakien për fitoren e madhe”, tha një deklaratë nga zyra e tij.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Koalicionin Global për të Mposhtur ISIS-in (akronim tjetër për Daesh), Brett McGurk, konfirmoi në Tëiteer se al-Abadi arriti në qytet “për të përgëzuar forcat e sigurisë dhe popullin irakien për fitoren e tyre mbi ISIS-in në qytet”.

Burime të sigurisë thanë më herët të dielën se trupat irakiene aktualisht po luftojnë për të përzënë terroristët nga metrat e fundit që ata kontrollojnë në qytetin e vjetër në pjesën perëndimore të Mosulit.

Ushtria dhe aleatët irakienë filluan një ofensivë të plotë për të çliruar qytetin e dytë më të madh të Irakut nga terroristët e Daeshit në tetor 2016. Qyteti u pushtua nga Daesh në qershor 2014, gjatë përparimit të tyre të shpejtë kryesisht në Irakun veriperëndimor dhe qendror Sunni. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne