Iraku nuk pranon baza të huaja ushtarake

Sipas një deklarate me shkrim lëshuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë së Irakut, Abdulmehdi u takua në Bagdad me zëvendëssekretarin amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i cili ndodhej për një vizitë në Irak.

Kryeministri Abdulmehdi në këtë takim, ku u fol për marrëdhëniet ndërmjet Irakut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) si dhe çështjet e luftës kundër terrorizmit, i tha zyrtarit amerikan se nuk pranojnë asnjë bazë të huaj ushtarake në vendin e tyre (Irak).

“Vendimi i Irakut është i pavarur dhe nuk ndikohet nga influenca e ndonjë pale”, ka thënë Abdulmehdi sipas komunikatës së shkruar, ndërsa ka shtuar se Bagdadi vazhdon të zgjerojë marrëdhëniet me vendet arabe dhe të rajonit.

Kurse zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes, Shanahan kishte thënë nga ana e tij në takim se vendi i tij dëshiron ti forcojë marrëdhëniet me Irakun dhe se kishte shkruar në Bagdad për të mësuar mendimin e Qeverisë së Irakut lidhur me natyrën dhe të ardhmen e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Shanahan tha se trupat amerikane (në Irak) kishin për detyrë të luftonin kundër DAESH-it dhe të plotësonin nevojat për trajnim të forcave irakiane./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne