Iran, autobusi përplaset me një cisternë, 19 të vdekur

Të paktën 19 persona e kanë humbur jetën në një aksident i cili mbrëmë ndodhi në Iran.

Aksidenti ndodhi në rrugën mes qyteteve Kashan dhe Natanz kur një autobus pasagjerësh u përplas me një cisternë karburanti.

Autobusi, i cili qarkullonte në relacionin Teheran-Kirman, përfundoi në greminë dhe tërësisht u dogj, lajmëron televizioni shtetëror iranian.

Sipas informacioneve të para në aksident kanë humbur jetën 19 persona ndërsa 27 të tjerë janë lënduar.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne