Iran i shpreh ngushllime Shqipërisë mbi tërmetin vdekjeprurës

Shteti i Iranit solidarizohet me Shqipërinë në këto ditë të vështira.

Këtë lajm e ka dhënë vetë zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit, i cili është shprehur se vendi i tij është solidarizuar me shqipëtarët e prekur nga tërmeti.

Nëpërmjet një deklarate Sejed Abas Musavi shpreh keqardhje për qeverinë shqiptare, njerëzit dhe viktimat e tërmetit vdekjeprurës.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të iranit u solidarizua me shqipëtarët, pas tërmetit që ra më 26 nëntor në Shqipëri dhe shkaktoj vdekjen e 51 personave dhe la mbi 900 të tjerë të plagosur.

Më 26 nëntor Shqipëria u trondit nga një tërmet i një madhësie 6.4 në shkallën Rihter i cili tronditi disa qytete duke shkatërruar dhjetra pallate dhe rrënuar qindra banesa./gazetaimpakt/en.irna.ir

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne