Iran – Larijani rizgjidhet për Kryetar të Kuvendit

Ali Larijani rizgjidhet në postin e Kryetarit të Kuvendit të Iranit.

Në votimin e kryer në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit të Iranit, për postin e Kryetarit të Parlamentit garuan si kandidatë Ali Larijani, Muhammed Riza Arif dhe Hamid Riza Haxhi Babai.

Në raundin e parë të votimit asnjë prej kandidatëve nuk mori votat e mjaftueshme.

Ndërsa në raundin e dytë të votimit garuan Larijani dhe kandidati i reformistëve Arif.

Babai, një prej kandidatëve dha mbështetjen e tij për Larijanin. Dhe në votimin e raundit të dytë Larijani u rizgjodh kryetar i Parlamentit të Iranit duke marrë 147 vota nga 279 të mundshme. Ndërsa kandidati Arif arriti të marrë 123 vota./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne