Iran – Rritet në 77 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran ka shkuar në 77, njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

Zv/ministri i Shëndetësisë, Alireza Raisi tha se 11 persona të tjerë kanë vdekur nga sëmundja, ndërsa në 24 orët e fundit në mbarë vendin janë raportuar 835 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve mbi 2.300.

Zyrtari iranian tha se shumica e rasteve të reja janë zbuluar në kryeqytetin e vendit, Teheran si dhe në qytetet Kum dhe Gilan.

Raisi tha se 435 pacientë të infektuar me koronavirus u trajtuan me sukses dhe dolën nga spitalet në të gjithë vendin.

Numri përgjithshëm i të vdekurve në të gjithë botën nga Covid-19 ka arritur në 3.044, ndërsa numri i të prekurve në më shumë se 89 mijë persona./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne