Irani arreston 4 punonjës të televizionit shtetëror për fyerje të kalifit sunit Ebu Beker

TEHERAN, Iran (AP) — Autoritetet iraniane ne 24 prill 2025 kane arrestuar katër punonjës të televizionit shtetëror, duke i akuzuar ata për fyerje ndaj kalifit të parë të myslimanëve sunitë dhe aleatit të ngushtë të Profetit Muhamed, raportoi televizioni shtetëror.

Më herët gjatë ditës, televizioni shtetëror kërkoi falje dhe njoftoi se tetë punonjës u pushuan nga puna pas një programi të së mërkurës, ku dyshohet se u ofendua Ebu Bekri, kalifi i parë, i cili sundoi nga viti 632 deri në 634 pas vdekjes së Muhamedit dhe ishte gjithashtu vjehrri i tij.

Në program, një i ftuar thuhet se e përshkroi Ebu Bekrin si “të mallkuar dhe përçmues,” duke pretenduar se e mallkonte kalifin gjatë lutjeve të përditshme.

Kreu i kompanisë së transmetimit shtetëror, Pejman Xhebeli, përmes platformës sociale X e dënoi fyerjen si “përçarje” dhe “gabim të pafalshëm.”

Ky është rasti i parë pas dekadash që autoritetet iraniane ndjekin penalisht punonjës të kompanisë shtetërore të transmetimit.

Në vitin 1989, autoritetet ndoqën penalisht pesë punonjës të kompanisë për transmetimin e një raporti radiofonik ku një grua tha se Fatimja, vajza e Profetit Muhamed, nuk ishte model i përshtatshëm për gratë pasi kishte jetuar shekuj më parë. Procesi, sipas raporteve, përfundoi me ndëshkime me kamxhik dhe largimin e punonjësve.

Raportet zyrtare vlerësojnë se deri në 10 përqind e popullsisë prej 85 milionë banorësh të vendit janë myslimanë sunitë, të cilët e respektojnë shumë kalifin./apnews.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne