Irani dënon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Bahrejnit dhe regjimit sionit

Ministria e jashtme e Iranit ka dënuar vendosjen e marrëdhënieve mes regjimit sionist të cilin e ka quajtur veprim shumë të turpshëm nga ana e Manamasë.

Ministria e jashtme e Iranit deklaroi se qeveria e Bahrejnit ka bërë një gabim të madh që në vend që të marrë legjitimitet nga ana e popullit të tij i ka kthyer shpinën dhe ka vendosur marrëdhënie me regjimin sionist duke i dhënë një tjetër thikë pas shpine aspiratave të Palestinës.

Në këtë deklaratë thuhet se pushtetarët e Bahrejnit këtej e tutje do të llogariten si partnerë në krimet e regjimit sionist dhe një burim i rrezikshëm i përhershëm i sigurisë dhe stabilitetit të rajonit dhe botës islame dhe për vite me radhë do të jetë burim i dhunës vrasjeve, luftës, terrorist dhe gjakderdhjes në Palestinë dhe në rajon.

Deklarata e ministrisë së jashtme të Iranit thotë se me padyshim populli i përvuajtur dhe drejtësidashës palestinez dhe myslimanët liridashës në botë nuk do të pranojnë normalizimin e marrëdhënieve me regjim fals të Izraelit dhe do të dënojnë këtë veprim të turpshëm dhe tradhti që i është bërë popullit të përvuajtur palestinez.

Ministria e jashtme e Iranit e Iranit gjithashtu paralajmëroi se çdo pasiguri e regjimit sionist në rajonin e Gjirit Persik dhe çdo veprim kundër Iranit përgjegjës do të jenë qeveria e Bahrejnit dhe e qeverive të tjera bashkëpunuese.

Në kohën kur nuk kaloi 1 muaj nga normalizimi i marrëdhënieve të EBA me regjimin sionist, Donald Trump më 11 shtator njoftoi normalizimin e marrëdhënieve të Bahrejnit me regjimit sionist./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne