Irani dërgon ngarkesën e parë ushqimore në Katar

Irani dërgoi ngarkesën e parë ushqimore në Katar, njoftoi Press TV e Iranit më 8 qershor.

Ngarkesa u transportua nga një aeroplan iranian ‘Boeing 747 i Homa Airlines.

Turqia njoftoi gjithashtu se do të sigurojë Katarin me ushqim. Pritet që një delegacion i posaçëm nga Katari të vizitojë Turqinë për të diskutuar këtë çështje së shpejti.

Më herët, mediat arabe raportuan se ushqimet në dispozicion në Katar do të mjaftojnë për katër javë, dhe se Katari ka filluar bisedimet me Turqinë dhe Iranin për furnizimin me ujë të pijshëm dhe prodhime bujqësore.

Egjipti, Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan për thyerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin më 5 qershor, duke akuzuar Dohën për mbështetjen e organizatave terroriste dhe destabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme.

Më vonë, autoritetet e Libisë, Jemenit, Maldives dhe Mauritanisë njoftuan gjithashtu për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin. / Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne