Irani dëshiron marrëveshje për mossulmim me Omanin

Irani ka shprehur vullnetin e tij për të nënshkruar një marrëveshje për mossulmim me shtetet e rajonit, ka bërë të ditur agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky veprim erdhi gjatë takimit të mbajtur në kryeqytetin e Omanit mes ambasadorit të Iranit në këtë vend, Mohammad Reza Nouri Shahroudi dhe ministrit të Jashtëm të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në rajon dhe marrëdhëniet dypalëshe, njofton IRNA.

Shahroudi tha se “Teherani çdoherë ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon”.

“Irani gjithashtu ka propozuar nënshkrimin e marrëveshjeve për mossulmim me shtetet e rajonit”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Omanit tha se marrëdhëniet dypalëshe janë “në zhvillim” dhe se të dyja shtetet vazhdimisht koordinohen me njëra-tjetrën sa i përket çështjeve politike dhe rajonale.

Në maj të këtij viti, ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, gjithashtu i propozoi Irakut që të nënshkruajë marrëveshje për mossulmim me fqinjët e tij./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne