Irani dhe Arabia Saudite vazhdojnë diskutimet për Haxhin

Drejtori i organizatës së Haxhit të Iranit Ali Ghazi Asghar u takua në Riad me ministrin e Haxhit të Arabisë Saudite ,Muhamed Saleh bin Tahir Benten, me të cilin shkëmbeu pikëpamje mbi mënyrën e organizimit të Haxhit.

Ghazi Asghar shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes me autoritetet saudite për pjesëmarrjen e mbi 86 mijë shtetasve iranianë në Haxhin e këtij viti dhe theksoi se është optimist për organizimin sa më të mirë dhe pa probleme të këtij obligimi fetar. Në vitin 2016, Arabia Saudite për arsye të pabaza, privoi shtetasit iranianë, sirianë dhe jemenas nga pjesëmarrja në ceremoninë e Haxhit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne