Irani dhe Kirgizistani nënshkruajnë marrëveshje të sigurisë

Ministrat e Brendshëm të Iranit dhe Kirgizistanit, Abdol Reza Rahmani Fazli dhe Kolonel Kashkar Junushaliev nënshkruan një marrëveshje bilaterale të bashkëpunimit ushtarak dhe të sigurisë, njoftoi agjencia e lajmeve Fars News nga Bishkeku.

Gjatë këtyre negociatave, të dy palët ranë dakord për të forcuar bashkëpunimet në sektorin e sigurisë. Për më tepër, në takim u paraqit një raport i hollësishëm për përpjekjet e bëra nga të dy vendet për të stabilizuar rajonin, për luftën kundër trafikut të drogës, kundër grupeve ekstremiste, etj.

Përveç kësaj, ministrat e brendshëm të Kirgizistanit dhe Iranit diskutuan luftën kundër krimit ndërkombëtar, kontrabandistëve si dhe pasigurinë e kufijve. Gjatë vizitës së tij dy-ditore në Kirgizistan, Rahmani Fazli do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Kirgizistanit./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne