Irani do të zhvillojë stërvitje ushtarake me Rusinë dhe Kinën

rani do të zhvillojë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Kinën në Detin e Omanit, tha komandanti i marinës iraniane, Hossein Khanzadi.

Në një deklaratë të cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, Khazandi ka fajësuar SHBA-të për rritjen e pasigurisë në rajon.

“Nëse amerikanët bëjnë gabim kundër Iranit, ata do të marrin përgjigjen e duhur nga forcat e armatosura iraniane”, ka deklaruar Khazandi.

Ai gjithashtu ka thënë se Irani ka vendosur “64 anije luftarake në ujërat ndërkombëtarë për të mbrojtur anijet iraniane në Detin e Kuq dhe Kanalin e Suezit”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne