Irani e akuzon Trumpin për mosmarrëveshjen e madhe mes vendeve të Gjirit

Irani e ka akuzuar SHBA-në për përgatitjen e skenarit për përshkallëzimin e krizës diplomatike mes shteteve të Gjirit gjatë vizitës së Donald Trumpit në Arabinë Saudite muajin e kaluar.

“Ajo çfarë po ndodh është rezultati preliminar i valles së shpatës,” Hamid Aboutalebi, zëvendësi i shefit të shtabit të presidentit iranian, Hassan Rouhani, ka shkruar në Twitter duke iu referuar vizitës së Trumpit në kryeqytetin saudit, Riad, muajin e kaluar.

Sot, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni, si dhe qeveritë e njohura nga Perëndimit të Jemenit dhe Libisë, i kanë prishur marrëdhëniet me Katarin, duke e akuzuar se po e përkrah terrorizmin.

Irani, të cilin Trump e veçoi si burimi kryesor i financimit dhe përkrahjes së grupeve terroriste gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë vendit, është caku dytësor i vendimit të sotëm të Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj.

Kjo mosmarrëveshje serioze e paparë mund të krijojë pasoja të mëdha ekonomike nëpër Lindje të Mesme, përfshirë edhe në konfliktet e shumta në këtë rajon.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne