Irani: Filloi procesi që do të sjellë fundin e pranisë së SHBA-së në rajon

Duke folur në televizionin shtetëror iranian, gjeneralmajor Salami bëri vlerësime rreth vrasjes me një sulm ajror amerikan të Soleimanit, komandant i Forcës së Jerusalemit, njësi speciale Gardës Revolucionare të Iranit.

Salami tha se SHBA-ja ka bërë një gabim strategjik të madh me këtë sulm vdekjeprurës ndaj komandantit të lartë iranian.

“Atentati ndaj Qasem Soleimanit është pikënisja e fundit të pranisë amerikane në rajon. Këto fjalë duhet të regjistrohen, sepse do ta shohin këtë të ndodhë në të ardhmen. Hakmarrja jonë do të jetë me kalimin e kohës, me efekte vendimtare dhe në një hapësirë gjeografike të gjerë”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha përmes një mesazhi në “Twitter” se “ka filluar procesi që do të sjellë fundin e pranisë së dëmshme të SHBA-së në Azinë Perëndimore”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne