Irani i bën thirrje Britanisë që menjëherë të lirojë anijen naftëmbajtëse që ka sekuestruar

Irani i bëri thirrje Britanisë që të lirojë menjëherë anijen naftëmbajtëse e cila u kap nga marina mbretërore britanike javën e kaluar me dyshimin se po thyente sanksionet evropiane duke marrë naftë në Siri, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Abbas Mousavi për agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA.

“Kjo është një lojë e rrezikshme dhe ka pasoja … pretekstet ligjore për kapjen nuk janë të vlefshme … lirimi i anijes naftëmbajtëse është në interes të të gjitha vendeve … Fuqitë e huaja duhet të largohen nga rajoni sepse Irani dhe vendet e tjera rajonale janë të afta që ta sigurojnë vetë sigurinë rajonale,” tha Mousavi.

Irani ka paralajmëruar për masa reciproke nëse anija naftëmbajtëse nuk lirohet nga Britania./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne