Irani i gatshëm të bisedojë me ShBA-në nëse hiqen sanksionet

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani tha se në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të heqin dorë nga sanksionet dhe do të rikthehen në tryezën e bisedimeve edhe vendi i tij është i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë.

Në takimin që pati me autoritetet e qytetit të Horasanit në kuadër të vizitës në rajonin e Horasanit Verior, presidenti iranian tha se synimi i tyre është legjitimimi i marrëveshjes bërthamore dhe procesit të pasurimit të uraniumit.

“Disa thonin se marrëveshja bërthamore ishte në dobi të ShBA-së. Nëse po, atëherë përse u largua (ShBA-ja) nga marrëveshja dhe pse bëri një deklaratë të tillë: ‘Kjo ishte marrëveshja më e keqe në histori për ne. Me këtë marrëveshje Irani na i mori të gjitha”, deklaroi Ruhani.

Presidenti Ruhani tha gjithashtu se këto ditë ata do të zhvillojnë shumë negociata, ndërsa shtoi:

“Nëse ata (amerikanët) heqin dorë nga sanksionet dhe kthehen në tryezën e negociatave, atëherë edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë”.

Marrëveshjen bërthamore (të vitit 2015) Ruhani e cilësoi si “një sukses të madh historik”.

Duke iu referuar pretendimeve amerikane se Irani për 12 vite ka prodhuar bombë atomike dhe ka kryer aktivitet të paligjshëm, Ruhani tha se në lidhje me këtë çështje ka folur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomikedhe ajo dosje është mbyllur.

Duke theksuar se Irani ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën, Ruhani theksoi se vendet e Bashkimit Evropian (BE) nuk kanë arritur ose nuk kanë dashur ti përmbushin angazhimet e tyre në përputhje me marrëveshjen bërthamore.

“Edhe durimi ynë e ka një kufi dhe tani ky kufi është tejkaluar. Nëse ata i reduktojnë angazhimet e tyre, edhe ne do ti reduktojmë ato; nëse ata e shkelin marrëveshjen, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe ne”,-nënvizoi presidenti iranian./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne