Irani i përgjigjet kërcënimit amerikan: Dikur ishit kërcënim, tani jeni cak

Komandanti i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, Amir Ali Hajizadeh, i është përgjigjur kërcënimit amerikan se do të godasin luftanijen e tyre në Gjirin Persik, transmeton Anadolu Agency.

“Luftanija me rreth 40-50 avionë luftarakë dhe personel prej gjashtë mijë pjesëtarësh, dikur ishte kërcënim për ne, kurse tani është cak”, ka thënë Hajizadeh, raportoi Agjencia Studentore e Lajmeve e Iranit (ISNA).

Hajizadeh ka tërhequr vëmendjen në afërsinë e lokacionit të luftanijes amerikane me elementet iraniane.

“Gjendja e amerikanëve është sikurse mishi midis dhëmbëve tanë. Nëse lëvizin, ne do t’i shtypim. Këta më parë ishin kërcënim për ne, kurse tani janë një mundësi”, ka theksuar komandanti ushtarak iranian.

Ndërkaq, në lidhje me mungesën e diskursit të luftës nga ana e qeverisë amerikane, ai tha se kjo buron nga mangësitë mbrojtëse të trupave amerikane në Gjirin Persik.

“Ata gjenden afër nesh. Ne kemi raketa me kapacitet për të goditur varkë në distancë prej 300 kilometrash. Rrezja e veprimit të këtyre raketave ka shkuar në 700 kilometra pas punimeve të fundit”, ka shtuar Hajizadeh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne