‘Irani i vendosur të mbrojë veten fuqishëm nëse imponohet lufta’

Irani beson se agresioni nuk është metodë e lejuar e udhëheqjes së politikës dhe është i vendosur fuqishëm të mbrojë veten nëse imponohet lufta.

Kështu deklaroi ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara Majid Takht Ravanchi në një mesazh për sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore, Antonio Guterres.

Ai kërkoi nga Guterres të “operacionalizojë” nenin 8 të Rezolutës 598 të Këshillit të Sigurimit, të miratuar me qëllim të shmangies së luftës Iran-Irak, dhe i cili parashikon masa për të rritur sigurinë dhe stabilitetin e rajonit nëpërmjet dialogut të gjerë ndërkombëtare.

“Irani ka refuzuar gjithmonë dhe ende refuzon konfliktin dhe luftën. Ne kurrë nuk do të zgjedhim luftën si një opsion apo strategji në drejtimin e politikës së jashtme. Megjithatë, duhet të jetë e qartë se nëse imponohet lufta, Irani do të përdorë fuqishëm të drejtën për vetëmbrojtje”, shkroi Ravanchi.

Ai vlerësoi se situata e sigurisë në Gjirin Persik është alarmuese dhe se rreziku i një konflikti të hapur është në rritje.

“Ka indikacione se disa qarqe jashtë rajonit zhvillojnë interesat e tyre të paligjshme me trillimet, dezinformata dhe lajme të rreme, me mbështetjen e aleatëve në Lindjen e Mesme, si dhe dërgimin e forcave detare në rajon,” tha Ravanchi.

Ai paralajmëroi se situata e tanishme mund të dalë jashtë kontrollit, e cila mund të çojë në krizë të mëtejshme të panevojshme në rajon./alsatm

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne