Irani: Izraeli do të paguajë çmim të lartë për veprimet e tij të agresionit kundër Lindjes së Mesme

Zëdhënësi i administratës së Presidentit iranian Hasan Ruhani ka dënuar sulmet e fundit të Izraelit kundër objektivave në një numër vendesh të rajonit, duke thënë se Tel Avivi do të paguajë “një çmim të lartë” për veprimet e tij të agresionit kundër sovranitetit të këtyre vendeve.

Duke folur të hënën para gazetarëve gjatë konferencës së tij javore, Ali Rabiei tha: “Gjatë muajit të kaluar, regjimi sionist u bë aq arrogant, sa të krenohej me veprimet e tij të agresionit, megjithëse në një mënyrë të pavërtetë dhe të ekzagjeruar”. “Aktet e përsëritura të agresionit kundër Irakut janë njolla të zeza në dosjen e këtij regjimi dhe ne dënojmë çdo agresion kundër sovranitetit të vendeve të rajonit. Izraeli do të paguajë një çmim të lartë për veprimet e tij”, tha ai.

Duke theksuar se durimi i kombeve të rajonit po mbaron, zëdhënësi i qeverisë iraniane tha se Republika Islamike do të mbështesë të drejtën e popujve irakianë, sirianë dhe libanezë për vetëmbrojtje./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne