Irani kapërcen kufirin e lejuar të rezervave të uraniumit të pasuruar

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve të Iranit “Fars”, nivelin e uraniumit të pasuruar me 3,67 për qind Teherani e ka ngritur mbi limitin e stokut të lejuar prej 300 kilogram të vendosur me marrëveshjen bërthamore që ka firmosur me grupin P5+1.

Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) kanë matur sasinë e pasuruar të uraniumit të Iranit që nga e mërkura e kaluar dhe kanë verifikuar se rezervat janë rritur në mbi 300 kilogramë.

Zëdhënësi i Autoritetit Iranian të Energjisë Atomike, Behruz Kemalvendi në deklaratën që kishte bërë më 26 qershor, pas skadimit të afatit që Teherani u kishte dhënë palëve evropiane, kishte njoftuar se vendi i tij do ta rrisë sasinë e uraniumit të pasuruar.

Në 8 maj Irani u kishte njohur 60 ditë kohë vendeve nënshkruese (të marrëveshjes bërthamore) të reflektonin ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe kishte paralajmëruar se do të rriste kapacitetin e uraniumit të pasuruar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne