Bota Uncategorized

Irani kërcënon me mbylljen e ngushticës së Hormuzit

Zv/kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Mutahhari, njoftoi se Irani do të mbyllë ngushticën strategjike të Hormuzit nëse SHBA do të pengojë eksportet e naftës.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve ICANA të Parlamentit të Iranit, mësohet se sipas Mutahharit, qëndrimi i presidentit Hasan Ruhani është në cilësinë e pengesës kundër sanksioneve të SHBA.

“Mbyllja e ngushticës Hormuz do të jetë veprimi ynë përballë kërcënimeve të SHBA-ve për të zeruar eksportet iraniane të naftës”, tha Mutahhari, duke pretenduar se SHBA nuk është e gatshme për një luftë në rajon.

Presidenti iranian, Hasan Ruhani, gjatë një takimi javën e shkuar në Zvicër me iranianët në vend kishte deklaruar se, “‘SHBA shprehet se nuk do të lejojmë që Irani të shesë as edhe një pikë naftë’. Kjo do të thotë se i gjithë rajoni nuk do të mund të eksportojë naftë. Nëse e bëni këtë do të mbani edhe pasojat”.

Ndërkohë, zëdhënësi i Pentagonit, Bill Urban, dha mesazhin se janë të gatshëm që të përdorin forcën ushtarake për të mbrojtur tregtinë e naftës në rajon kundër kërcënimit të Iranit për të mbyllur ngushticën e Hormuzit./ AA