Irani kërkon nga Japonia të mos i bashkangjitet koalicionit të SHBA-së

Irani i ka bërë thirrje Japonisë të mos bëhet pjesë e koalicionit të paralajmëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për ruajtjen e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit.

Në një raportim bazuar në burime diplomatike lidhur me takimin e djeshëm të kryeministrit japonez Abe Shinzo dhe ministrit të Jashtëm iranian Javad Zarif në Yokohama, agjencia japoneze e lajmeve Kyodo shkroi se kryediplomati i Iranit ka shprehur kundërshtimin e Teheranit ndaj koalicionit ndërkombëtar të cilin SHBA po përpiqet ta krijojë në Gjirin Persik.

Zarif ka paralajmëruar se prania e forcave të huaja nuk garanton siguronë në rajon, por shton destabilitetin, ndërsa i ka bërë thirrje Japonisë të mos i bashkangjitet këtij koalicioni.

Siç u raportua, Zarif po ashtu ka shkëmbyer mendime me Aben edhe në lidhje me eksportin e naftës iraniane në Japoni, i cili është pezulluar për shkak të sanksioneve amerikane.

Ndryshe, SHBA ka paralajmëruar krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për garantimin e sigurisë së lundrimit në Gjirin Persik pasi akuzoi Iranin për sulmet ndaj tankerëve të naftës në rajon në muajin maj dhe qershor.

Deri më tani, Birtania dhe Australia kanë shprehur gatëshmëri për të qenë pjesë e koalicionit, ndërkohë që ende ngelet e panjohur nëse pjesëmarrëse do të jetë edhe Japonia, e cila që nga e kaluara ka krijuar marrëdhënie të mira me Iranin, krahas faktit që është aleate e SHBA-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne