Irani konfiskon një anije të EBA-së për kontrabandë nafte

Irani, me arsyen se bënin kontrabandë nafte nga provinca e Hozmuzganit, ka arrestuar 11 persona në një anije, që i përkiste Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas lajmeve në median iraniane, një anije që mbarte 250 mijë litra naftë kontrabandë nga nënprefektura Bender Lenge e Hormuzganit, u konfiskua të dielën nga ana e ushtrisë së Gardës së Revolucionit.

Bëhet e ditur se anije që ishte nisur për në Emiratet e Bashkuara Arabe u ndalua në Gjirin Persik dhe 11 personat që gjendeshin brenda saj u arrestuan dhe u dërguan për tu nxjerrë përpara drejtësisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne