Irani: Luftën nuk do ta nisim ne

Duke folur për televizionin amerikan «CBS» Zarif tha se nuk është Irani ai që qëndron prapa sulmeve ndaj rafinerive të naftës “Aramco” në Arabinë Saudite dhe se në të njëjtin përfundim do të arrinte edhe çdo ekip që do ta hetonte çështjen në mënyrë të paanshme.

Irani nuk është i informuar nga Kombet e Bashkuara (OKB) për ekipin e dërguar në Arabinë Saudite për të hetuar rastin,- u shpreh Zarif ndërsa argumentoi se nëse OKB-ja bën një hetim të pavarur, atëherë nga hetimi do të dalë që nuk është Irani përgjegjës për sulmet në fjalë.

Presidentit amerikan Donald Trump “i janë thënë gënjeshtra që do ta çonin vendin (ShBA) në luftë”, si rrjedhojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për autoritete përgjegjëse të sigurisë kombëtare që do ta dallonin të gënjeshtrën nga e vërteta”,- tha Zarif.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, por duhet të negociojmë për një marrëveshje të përhershme dhe jo thjesht për një marrëveshje që do të ishte e vlefshme për një, një e gjysmë, pesë apo pesë vjet e gjysmë. Ne kemi biseduar edhe më parë, nuk kemi nënshkruar vetëm një dokument me dy faqe, që të bëjmë edhe tani të njëjtën gjë. Ato kanë qenë bisedime të vështira”,- tha shefi i diplomacisë iraniane për televizionin amerikan «CBS».

I pyetur nëse mund të shmanget apo jo lufta midis ShBA-së dhe Iranit Zarif tha: “Nuk jam i sigurt nëse mund ta shmangim luftën, por ne nuk do të jemi ata që do ta fillojnë të parët luftën dhe cilido qoftë ai që e fillon nuk jetë edhe ai që do ta mbarojë atë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne