Irani mbështet akordin e Soçit (Rusi-Turqi) për Sirinë

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit në një deklaratë të shkruar që ka postuar në faqen e saj të internetit i ka bërë një vlerësim akordit të arritur të martën ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

“Irani mirëpret me kënaqësi çdo iniciativë që do të bëhet në emër të integritetit territorial, forcimit të sovranitetit kombëtar, arritjes së paqes dhe stabilitetit në rajon. E parë në këtë aspekt ne e konsiderojmë marrëveshjen e arritur midis Federatës së Rusisë dhe Turqisë për t’i dhënë fund konfliktit në veri të Sirisë si një hap pozitiv drejt sigurimit të paqes dhe stabilitetit”,- shprehet Musevi në këtë deklaratë.

Shpresojmë që kjo marrëveshje të eliminojë shqetësimet e Turqisë dhe sigurojë integritetin territorial të Sirisë si dhe forcojë sovranitetin e saj (të Sirisë) kombëtar. Në emër të adresimit të shqetësimeve, Irani gati të ndihmojë për vendosjen e dialogut midis Ankarasë dhe Damaskut në bazë të Marrëveshjes së Adanës, shtoi zëdhënësi.

Duke deklaruar se tërheqja e ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nga rajoni do të kontribuojë në sigurinë dhe paqen e rajonit, Abbas Musevi tha: “Komisioni për Përgatitjen e Kushtetutës (së re siriane), i cili do të sjellë paqen dhe sigurinë në Siri, do të mblidhet së shpejti në kuadër të procesit të Astanës”.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidenti i Federatës së Rusisë, Vladimir Putin u takuan të martën në Soçi të Rusisë dhe ranë dakord për një marrëveshje me 10 pika në lidhje me veriun e Sirisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne