Irani mbështet propozim rus për çlirimin e jugut të Sirisë

Sekretari i Këshillit suprem për sigurinë kombëtare të Iranit Ali Shamhani gjatë intervistës për gazetën ditore iraniane Shargh ka thënë se ngritja e terrorizmit në Lindjen e Afërt Izraelit i ka dhuruar ”vite të arta të sigurisë”.”Por tani me humbjen e grupeve tekfiriste në Siri dhe Irak, në të cilin Izraeli sheh rezultatin e rolit të Iranit, ditët e arta janë kryer, ndërsa Palestina prap po rikthehet në vendin e parë në botën myslimane”, ka thënë Ali Shamhani.

Në pyetjen për prezencën ushtarake në Siri, Shamhani ka theksuar se Irani nuk ka baza ushtarake në këtë shtet, por ka konfirmuar se këshilltarët ushtarak iranian po i ndihmojnë ushtrisë arabe siriane me kërkesë të qeverisë së Damaskut.

Në intervistë Ali Shamhani ka paralajmëruar Izraelin se koha e sulmeve “gjuaj dhe ik” ka përfunduar. Zyrtari i lartë iranian poashtu e ka lavdëruar sulmin raketor sirian mbi ushtrinë izraelite me 9 maj i cili është kryer si përgjigje ndaj sulmit ajror izraelit mbi bazën T4.”Kjo është çështja e nderit për botën arabe dhe myslimane. Kam edhe një porosi. Periudha” gjuaj dhe ik” e sulmeve ka përfunduar dhe regjimi izraelit për sjelljen e tij do të përgjigjet”, ka theksuar Shamhani gjatë intervistës.

Deklaratat e t’ia flasin se Irani nuk ka ndryshuar qëndrimet e veta për Sirinë, përkundër presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, të cilët me fuqinë e tyre kanë dëshiruar që të imponojnë Iranin të tërhiqet nga Siria.

Zyrtari iranian ka theksuar” se kurrfarë bisedimet me Washingtonin dhe lëshimet Izraelit nuk do të zvogëlojnë etjen e ekspansionit dhe agresionit sionist, veçanërisht pas transferimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, dhe së duhet përgatitur për skenarët më të rëndë të mundshëm”.

Sekretari i Këshillit suprem për sigurinë kombëtare të Iranit ka thënë se Irani nuk ka këshilltarët e vet ushtarak në jug të Sirisë dhe shtoi se mbështet Rusinë në përpjekjet që kjo hapësirë të rikthehet nën kontrollin e qeverisë siriane.” Përpara kemi thënë se këshilltarët ushtarak iranian nuk janë prezent në jug të Sirisë dhe nuk kanë marrë pjesë në operacionet luftarake të para ca kobshme”, ka thënë ai.

Gazetari izraelit Guy Elster ka komentuar takimin e ministrave të mbrojtjes së Izraelit dhe Sirisë, Avigdor Liebermanit dhe Sergej Shojgusë, dhe cek se Izraeli është i kënaqur me faktin se këto operacione në jug të Sirisë do të mbikëqyrë Rusia, dhe jo Irani, por për përdorimin e çfarëdo fuqie ushtarake po kundërshton Washingtoni.

Elsteri shkruan se çdo gjë është e gatshme për fillimin e fushatës dhe është dakorduar që forcat iraniane dhe milicitë shiite të mos marrin pjesë në operacionet luftarake në krahinë n e Darasë dhe Kuneitës. Në vend të tyre do të jenë forcat ruse dhe numri i madh i ushtarëve sirian të njësive të ndryshme elite.

Në fazën e parë forcat iraniane janë tërhequr në largësi prej 20 km nga kufiri i Golanit të okupuar, shkruan Guy Elster, edhe pse kjo është bërë në kuadër të marrëveshjes së arritur më parë, në të cilin Izraeli ka kërkuar që të tërhiqen 60-70km në veri nga pozitat e tyre, gjersa Rusia është pajtuar në tërheqje 5 km nga linja kontaktit me grupacionet islamike në jug të Sirisë, që është rreth 20 km në veri nga pozitat izraelite në Golan.

Ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrovi javën e kaluar ka bërë thirrje për tërheqjen e të gjitha trupave të huaja nga jugu i Sirisë sa më parë, duke përfshirë edhe trupat amerikane. Ka thënë “se tërheqja e të gjitha trupave josiriane nga rajoni duhet të jetë e dyanshme”.

Poashtu ka thënë se tërheqja duhet të jetë e”dyanshme” dhe duhet përfshirë edhe forcat të cilat i mbështesin SHBA-të. Sipas fjalëve të tij, situata e kërkuar është që në kufirin jugor të Sirisë” të dalin pjesëtarët e ushtrisë siriane dhe se forcat qeveritare do të duhej të jenë ata që do të ruajnë kufirin me Izraelin”.

Sipas gazetarit izraelit, detajet e marrëveshjes të cilat Rusia ka biseduar me shtetet të cilët kufizohen me jugun e Sirisë do të arrihen gjatë javës së ardhshme, pas së cilës fuqitë e mëdha të përqendruara në krahinën e Darasë dhe qytetin al-Baath në Kuneitër mund të nisin në çlirimit e territoreve në jug të Sirisë të cilët i mbajnë pjesëtarët e grupeve islamike.

Të theksojmë se admirali Ali Shamhani ka qenë ish ministër i mbrojtjes, ish komandant i marinës së Gardës revolucionare iraniane dhe marinës ushtarake të Republikës Islamike të Iranit. Para vitit 1979 ka qenë pjesëtar i grupit”Mansurun” i cili ka luftuar kundër regjimit të shahut Reza Pahlavi, ndërsa tani është zyrtar i Këshillit suprem për sigurinë kombëtare të Iranit dhe krahas gjeneralit Kasim Sylejmanit, njëri nga strategët më të shquar të mbrojtjes të Republikës Islame.

Burimi : Logično/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne