Bota

Irani mbështet Turqinë në çështjen siriane

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Behram Kasimi ka thënë se duhen eliminuar shqetësimet e Turqisë në lidhje me veriun e Sirisë.

Në një konferencë shtypi organizuar në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kasimi vlerësoi zhvillimet aktuale.

Turqia e njeh zyrtarisht integritetin territorial të Sirisë,- u shpreh zëdhënësi Kasimi dhe shtoi: “Turqia ka shqetësimet e saj për veriun e Sirisë. Këto shqetësime të Turqisë mbi pjesën veriore të Sirisë duhen zgjidhur me negociata. Kështu ne do të shkojmë edhe një hap tjetër përpara në procesin e Astanës”.

Kurse zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Husejin Selami në fjalën që mbajti në “Konferencën e Arkitekturës Kombëtare për Sigurinë e Rendit Islamik”, organizuar në kryeqytetin e vendit Teheran, tha se Turqia vepron e pavarur nga politika amerikane, ndërsa shtoi se Amerika megjithë fuqinë e saj të madhe në duke po tërhiqet nga Siria./ trt

OPINIONE