Bota

Irani merr në dorëzim 5 avionë komercialë nga kompania ATR

Agjencia zyrtare e lajmeve në Iran, IRNA, bëri të ditur se vendi kishte porositur 20 avionë pasagjerësh të tipit ATR72-600, pesë nga të cilët zbarkuan në aeroportin Mehrabad të Teheranit.

Avionët në fjalë i janë dorëzuar kompanisë ajrore iraniane “Iran Air”.

Irani deri më tani ka marrë gjithsej 13 avionë nga 20 të porositurit pas marrëveshjes bërthamore me anëtaret e NATO-s dhe Gjermaninë.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më 8 maj tha se vendi i tij tërhiqet nga marrëveshja e arritur me Iranin.

Pas njoftimit që bëri se SHBA-të do të rivendosin sanksionet ndaj Iranit, në 90 ditët e ardhshme, Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, tha se kompanive Boeing dhe Airbus do t’u merren licencat për t’i shitur avionë Iranit. (AA)

OPINIONE

INTERVISTA