Irani ndaloi 35 persona për korrupsion në tregje

Në Iran janë ndaluar 35 persona për korrupsion në tregjet e floririt, devizave dhe të makinave.

Sipas lajmit që përcjell agjencia zyrtare iraniane e lajmeve “IRNA”, drejtori i policisë në Teheran, Huseyin Rahim njoftoi se janë paralajmëruar spekulatorët, të cilët kthyen në “gangrenë” tregun e vendit, dhe u ndaluan 35 prej tyre.

Rahimi vuri në dukje se janë arrestuar 5 prej të ndaluarve, ndërsa të tjerët ende mbahen në paraburgim.

Zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Muhsin Ejei ka bërë të ditur se të dielën janë ndaluar 29 persona me arsyetim të korrupsionit ekonomik.

Tërheqja nga marrëveshja bërthamore me Iranin nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në muajin maj, përshpejtoi rritjen e çmimeve të dollarit dhe floririt në tregjet iraniane./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne