Irani njofton arrestimin e anëtarëve të organizatës terroriste DAESH

Garda e revolucionit, ushtria e forcave speciale iraniane njoftuan dje arrestimin e anëtarëve të organizatës terroriste DAESH në përfundim të konfrontimeve në kufirin perëndimor të vendit, sipas web-it të tyre sepahnews.

“Shumica e anëtarëve të organizatës terroriste, që hynë në territorin iranian nga perëndimi i vendit, u arrestuan pas konfrontimeve të së shtunës në mëngjes”, pohoi deklarata e publikuar nga web-i, pa saktësuar numrin e saktë të identitetit të tyre.

Më 7 qershor 2017, dy sulme kundër Parlamentit iranian dhe mauzoleut të imamit Khomeiny në Teheran, të marra përsipër nga DAESH-i ku u shënuan 17 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Bëhet fjalë për sulmet e para që mbajnë autorësinë e DAESH-it në Iran.

Teherani i ofroi ndihmë ushtarake qeverive siriane dhe irakiane për të luftuar DAESH-in, duke dërguar këshilltarë ushtarakë dhe vullnetarë në këto dy shtete.(ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne