“Irani nuk mund të vazhdojë vetë mbi marrëveshjen bërthamore”

ga palët e marrëveshjes, në të kundërtën as Irani nuk do të mund të vazhdojë me këtë marrëveshje, raporton Anadolu Agency (AA).

Rouhani në kryeqytetin e Taxhikistanit u adresua në Samitin e 5-të të liderëve dhe kryeministrave të vendeve të Konferencës mbi Masat e Ndërveprimit dhe Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA).

Presidenti iranian porositi se për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore doemos që palët në këtë marrëveshje të marrin hapa për të siguruar fitimin e Iranit.

“Është shumë e qartë se Irani nuk mund të vazhdojë vetë me marrëveshjen bërthamore. Vendet tjera doemos duhet të japin kontribut për ruajtjen e kësaj marrëveshje të rëndësishme”, tha Rouhani.

Ai theksoi se të gjithë e kanë të qartë qëndrimin “e paligjshëm” të SHBA kundër “vullnetit të mirë dhe durimit strategjik” të Iranit. / AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne