Bota

Irani reagon ndaj deklaratës së Macronit për negociata të reja me këtë vend

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Mussevi reagoi ndaj deklaratës së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për negociata të reja.

Ai tërhoqi vëmendjen se palët evropiane, përveç disa deklaratave dhe bisedave politike, nuk kanë përmbushur obligimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Mussevi u shpreh në lidhje me takimin e zhvilluar të enjten ndërmjet Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe për fjalët në lidhje me Iranin tha: “pa bazë, kontradiktore dhe pa vlerë”.

“Në këto kushte, sjellja në rend të ditës së temave përveç marrëveshjes bërthamore, nuk ndihmon në mbrojtjen e kësaj marrëveshjeje. Krahas kësaj përgatit edhe themelin e mosbesimit të palëve që kanë mbetur në marrëveshje. Në këtë mënyrë përgatitet prishja e marrëveshjes dhe realizohet qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës” tha zëdhënësi i MPJ të Iranin.

Presidenti Macron, në deklaratën e bërë në konferencën e përbashkët për shtyp përpara takimit me presidentin amerikan, Trump ishte shprehur me fjalët: “Synimi ynë është shumë i qartë. Të reduktojmë punimet balistike dhe të kufizojmë influencën e Iranit në rajon. Parisi dhe Uashingtoni ndajnë të njëjtin synim në lidhje me kufizimin e influencës së Iranit në rajon. Paqja e rajonit është qëllimi ynë i përbashkët. Duhet të hapim negociata të reja. Fjalët e shprehura sot këtu nga Presidenti Trump janë shumë të rëndësishme”.

Kurse Trumpi ishte shprehur se nuk dëshiron që Irani të zotërojë armë bërthamore dhe kishte vijuar me fjalët: “Kur u bëra president Irani ishte një vend terrorist dhe ashtu vazhdon të jetë. Sanksionet ndaj Iranit kanë ndryshuar shumë gjëra”. Ndërkaq Ai kishte nënvizuar gjithashtu se Irani kërkon të bisedojë me të dhe ai është i gatshëm të bisedojë./trt