Irani: Regjimi sionist t’i japë fund arrestimeve dhe burgosjeve të paligjshme

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka theksuar në lirimin e Maher Al-Akhras, të burgosurit palestinez, nga burgjet e regjimit sionist dhe ka deklaruar se pushtuesit duhet t’i japin fund arrestimeve dhe burgosjes së paligjshme.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit të dielën në një mesazh të publikuar në Twitter, vuri në dukje grevën e urisë së Maher Al-Akhras, të burgosurit palestinez në burgjet e regjimit sionist dhe ka shkruar: “Ka tre muaj që Maher Al-Akhras pa kurrfarë akuze po qëndron në burgjet e regjimit sionist dhe pavarësisht grevës së urisë së tij dhe protestave ndërkombëtare, regjimi izraelit nuk ka pranuar t’i jap fund burgosjes së paligjshme të këtij të burgosur palestinez”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka theksuar: “Pushtuesit duhet t’i japin fund arrestimeve dhe burgosjeve të paligjshme. Akhras dhe qindra palestinezë të tjerë që janë arrestuar në mënyrë të paligjshme, duhet të lirohen”./PT

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne