Irani sekuestron mbi 4,6 ton drogë

Në një operacion të zhvilluar në juglindje të Iranit u sekuestruan 4 ton e 647 kilogram narkotikë.

Muhammed Ganberi, kryeshefi i policisë në Sistan dhe Baluchestan, tha se pas një informate operacioni kundër kontrabandimit të drogës u organizua në qytetin Zahidan.

Policia rajonale për luftën kundër kontrabandimit të drogës ka ndjekur tre automjete dhe reagoi në momentin kur duhej të bëhej pranim- dorëzimi i narkotikëve.

Ganberi për agjencinë iraniane të lajmeve IRNA tha se kontrabandistët kanë hapur zjarr ndaj policisë dhe se janë arrestuar 4 persona.

Gjatë operacionit, ndër të tjera u sekuestruan mbi 4 ton opium, 361 kilogram heroinë dhe 129 kilogram morfium.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne